Çollaku: Shkuarjen e dy delegacioneve në Bruksel e shoh pozitive
Profesori universitar, Fatmir Çollaku sonte tha se e sheh pozitive shkuarjen e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.
Çollaku në RTV21 deklaroi se në bazë të analizave, nga ajo që shihet nga Brukseli, nuk ka ndonjë rezultat të dobishëm nga dy palët në bisedime, por tha që është mirë që është filluar të bisedohet.
Ai tutje shtoi se zgjidhja nuk mund të pritet shpejt, shkruan rtv21.tv
Në Bruksel sot u mbajt takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet grupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të BE-së dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët./21Media