Çekia zgjat bllokimin antiCOVID-19

 

Republika Çeke njoftoi sot zgjatjen e masave ekzistuese të bllokimit në një përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri.

“Niveli më i lartë i alarmit për COVID-19 do të zbatohet fillimisht deri më 22 janar, por një shtrëngim i mëtejshëm i masave nuk mund të përjashtohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Aktualisht, lejohen të takohen maksimumi dy persona në publik.

Dyqanet për nevoja jo të përditshme, hotelet, restorantet dhe institucionet kulturore janë të mbyllura.

Gjithashtu, ekziston edhe një shtetrrethim nate në fashën orare 21:00-05:00.

Autoritetet regjistruan 17 668 raste pozitive brenda 24 orëve të fundit.

Back to top button