Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button