​KOK-u rrit mbështetjen për Fazliun, Sadikun e Akil Gjakovën

Bordi ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursistëve për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Duke marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 në 1000 dollarë.

Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024, dhe që ë dyve pritet t’iu konfirmohet norma në muajin qershor.

Vlera e bursës iu ngrit edhe boksieres, Donjeta Sadiku, e cila nga 850 dollarë, tani do të përfitojë 900 dollarë.

Ngritje të bursës u bë edhe për atleten, Gresa Bakraqi, e cila nga 380 tani do të përfitojë 450 dollarë, për shkak të përmirësimit të rezultateve të saj në vazhdimësi.

Po ashtu, me kërkesë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, shenjëtari Drilon Ibrahimi, u përfshi në bursë, falë ngritjes së rezultateve në vazhdimësi në garat ndërkombëtare. Ibrahimi do të mbështet me 250 dollarë në muaj.

Për shkak të lëndimeve dhe në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin për normë olimpike Paris 2024, nga bursa është tërhequr me vetiniciativë mundësi, Egzon Shala.

Back to top button