Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për ndërkombëtarët, mediat e qytetarët

Kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat dhe qytetarët për kërkesat e fundit pas tensioneve në veri.

Kështu deklaroi  në një konferencë për media Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Këtu është ndërtesa e Qeverisë. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, tha Çeku

Kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovën janë që të largojnë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore,  ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.

Back to top button