Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar pas një raporti nga Euronews Albania, ku thuhet se SHBA-ja po harton sanksione ku përfshihen shpallja non-grata e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave, si dhe mosbashkëpunimi me ushtritë ndërkombëtare.

“Mirupashim ne Kosoven e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, ka shkruar Peci në një status në Facebook.

Peci, i cili njëherit është drejtor i institutit KIPRED, tha se me sa kapitulli i përkrahjes nga vendet perëndimore tanimë pothuajse është mbyllur.

“Po me duket se nuk jemi te vetedijshem per seriozitetin e situates ne te cilen gjendemi. Fjalet dhe argumentet me nuk bejne pune! Kapitulli i perkrahjes dhe partneritetit te vendeve kyce te perendimit me vendin tone tanime pothuajse eshte mbyllur!”, u shpreh Peci. /21Media

Euronews Albania: Liberalizmi i vizave, një ndër sanksionet ndaj Kosovës nëse nuk bindet Kurti

 

Back to top button