Çeku në takim me ekipin e “Zgjoi”: Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim ekipin e filmit të shumë çmimeve “Zgjoi”.
“Ky është ekipi i filmit “Zgjoi” që po bën historinë drejt çmimit prestigjioz Oskar. Institucionet e shtetit janë duke e ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët”, është shprehur Çeku.
Tutje, ministri tha se kinematografia e Kosovës po ecën në hapa me botën.
“Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm dhe koha që kaluam bashkë. Artistët tanë vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm. Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën”, shtoi tutje ministri.
Filmi kosovar ditë më parë u njoftua se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për ‘Oscars 2022’./21Media

Back to top button