Çeku nesër nis diskutimet mbi kulturën me komunitetin artistik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të nis serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit me komunitetet artistike.
Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.
Diskutimi i parë do të fokusohet në fushën e kinematografisë dhe mbahet me datë 10.11.2021, ora 17:00, në Kino Armatë, është bërë e ditur nga një njoftim i MKRS-së në Facebook./21Media

 

Back to top button