Çeku: Përfundon saga katër vjeçare, shpëton Emingjiku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se e po përfundon saga katër vjeçare e Kompleksit të Banimit Emingjiku i cili akomodon Muzeun Etnologjik.
Ky aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për katër vite me radhë ishte lënë në mëshirë të kohës, duke u rrezikuar të shembet në çdo moment dhe sipas Çekut, fal angazhimit maksimal të ekipit të profesionistëve nga fusha e trashëgimisë kulturore, ndërhyrjet restauruese që filluan në gusht të këtij viti, po i afrohen finalizimit, duke i kthyer hijeshinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.
”Pas përfundimit të ndërhyrjeve restauruese, do të vazhdojmë me hartimim e konceptit të ekspozitës permanente, dhe në vijim edhe trajtimin e ndërtesave tjera në kuadër të kompleksit. Në këtë mënyrë, këto vlera të trashëgimisë kulturore do të vazhdojnë të ruhen, të prezantohen dhe të barten për brezat e ardhshëm. Kompleksi Emingjiku bart në vete vlera të rëndësishme historike, artistike, shoqërore e ekonomike. Aty gërshetohen dëshmitë e mënyrës tradicionale të jetesës gjatë shek.18-19, mjeshtëria e artizanëve në projektim të hapësirave të veçanta të banimit, ku funksioni privat dhe shoqëror shtrihen në harmoni me oborrin”, ka shkruar Çeku./21Media

Back to top button