Ky është njeriu që e kaloi Senën duke ecur në litar

Turmat që u rreshtuan në brigjet e Senës dhe vizituan kullën “Eifel” në Paris u përballën me një pamje të pazakontë.
Francezi, Nathan Paulin eci në një litar, prej 600 metrash nga Kulla Eifel në teatrin “Chaillot” në anën tjetër të Senës.
Ky udhëtim i mori 27 vjeçarit vetëm gjysmë ore edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që Paulin përpiqej ta bënte këtë.
Kur e bëri për herë të parë, ai vendosi rekordin botëror për ecjen më të gjatë mbi një litarë, një rekord që mbetet i pathyer deri më sot.
Iniciativa e këtij viti u organizua me ndihmën e balerinit dhe koreografit francez, Rachid Ouramdane dhe u organizua nga teatri “Chaillot”.

Back to top button