Çeku: Shqipen do ta kujtojmë për angazhimin e palodhshme për sportin në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sportistes dhe profesoreshës, Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Çeku në Facebook ka shkruar se Shqipe Bajçinca – Brestovci do kujtohet gjithmonë për punën e palodhshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.

“Shqipja dha kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha angazhimet e saj, përfshirë këtu karrierën si sportiste, gjyqtare dhe delegate e hendbollit, angazhimin e saj si anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, si dhe punën dhe kontributin e saj me studentë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Do ta kujtojmë gjithmonë për angazhimin e punën e palodhshme për zhvillimin e sportit në Kosovë. Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të sportit”, ka thënë Çeku.

Back to top button