Çeku tregon se Borrell e duartrokiti fjalimin e Kurtit në Spanjë

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku foli për vizitën e Kryeministrit, Albin Kurtit në Spanjë.
Sipas tij, kjo ishte vizitë e shkelqyeshme dhe se përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell.
“Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media
Back to top button