Certifikohen snajperistët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës

 

Sot në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në poligonin e Policisë së Kosovës u mbajtë ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi, ku ka treguar se të pranishëm në ceremoninë e certifikimit kanë qenë edhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Ata vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve, poashtu u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë.

”Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike. Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve’’, thuhet në postim./21Media

 

Back to top button