“Çfarë dëshironi nga ne?”, Zelensky i kërkon Putinit bisedime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë.
“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.
Zelensky, një konferencë për media i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë./21Media

Back to top button