Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani falënderon deputetët, “Kosova qëndron në anën e lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës sot foli me një zë.
Sipas sa, u dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë.
“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina. Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Kuvendi i Kosovës të enjten miratoi Rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button