Çfarë dihet për sulmin në Lviv?

Autoritetet ukrainase kanë thënë se të paktën një person ka vdekur pas sulmit rus në kryeqytetin Kiev gjatë natës.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në Lviv mbrëmë. Por zyrtarët në rajon thonë se kjo ishte për shkak të mbrojtjes së suksesshme të zonës – njësitë anti-ajrore arritën të shkatërrojnë “katër raketa lundrimi” të lëshuara nga avionët rusë Su-35, sipas kreut të qeverisë rajonale Makysm Kozytskyi, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Në një përditësim të dërguar në Telegram, Kozytskyi shtoi se avionët u ngritën nga fusha ajrore Baranovichi në Bjellorusi.
Nuk ka pasur asnjë koment nga Rusia për sulmin./21Media

Back to top button