Çfarë dihet për të dyshuarin për vrasjen e Shinzo Abe

Burri që dyshohet se ka qëlluar ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe është identifikuar nga mediat japoneze si 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, banor i qytetit Nara.
Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.
Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”.
I dyshuari tani ndodhet në paraburgim policor. Dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruan si një armë të madhe dhe qëlloi dy herë në drejtim të Abe nga pas.
Fotografitë e marra ndërsa i dyshuari po kapej tregojnë atë që duket si një armë e improvizuar.
Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe në fushatë, pasi vizita u konfirmua vetëm mbrëmë vonë.
I dyshuari u fotografua pas Abe-s pak momente para se të qëllonte

Pamjet nga skena ku Shinzo Abe foli më herët duket se tregojnë të dyshuarin disa momente para se të hapte zjarr.
Sulmuesi mund të shihet duke qëndruar në një distancë të shkurtër pas Abe ndërsa ngjitet në podium për të folur me votuesit jashtë stacionit
Yamato-Saidaiji të Hekurudhës Kintetsu në Nara. Japonia jugore.
Ai mund të shihet i veshur me pantallona kargo me një rrip rreth me një rrip rreth shpatullave./21Media

Back to top button