Kryeministri japonez i tronditur pas vrasjes së Abe: Akt brutaliteti

Kryeministri aktual japonez, Fumio Kishida, ka dënuar vrasjen e Shinzo Abe, duke e quajtur atë një akt brutaliteti.
Fumio Kishida tha se Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, e udhëhoqi vendin në mënyrën më perfekte, duke shtuar se ai ishte pa fjalë pas atentatit.
“Kam respekt të madh për trashëgiminë që la pas Shinzo Abe dhe shpreh ngushëllimet më të thella”, tha Kishida.
Kishida e përshkroi Abe si një mik të afërt dhe dikë me të cilin “kaloi shumë kohë”, shkruan BBC.
“Kam marrë këshilla dhe mbështetje të vlefshme nga Abe”, tha ai.
Ish-kryeministri u qëllua në qytetin e Nara-s, ndërsa mbante një fjalim përpara zgjedhjeve të së dielës.
Kishida shtoi: “Ne duhet të sigurojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të zhvillohen të sigurta dhe nuk duhet të lejojmë që ky incident të ndikojë në qeverisjen e përditshme. Nën vendosmërinë për të mos iu dorëzuar kurrë dhunës, ne do të vazhdojmë fushatën zgjedhore nesër”./21Media

Back to top button