Çfarë diskutuan sot Biden dhe Zelensky?

Presidenti amerikan Joe Biden foli në telefon me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky, për pushtimin rus.
Të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, njoftoi Zelensky përmes një postimi në Twitter, përcjellë rtv21.tv
Po ashtu edhe presidenti amerikan shkroi në Twitter për telefonatën me Zelenskyn.
“Sapo fola me presidentin Zelenskyy për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare – pasi ajo mbrohet nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”, shkroi Biden./21Media

Back to top button