Çfarë do ndodh me foshnjat e lindura që nuk janë regjistruar gjatë grevës?
(Live update)
Çfarë do ndodh me foshnjat e lindura gjatë muajit të kaluar, pra gjatë grevës që nuk kanë pasur mundësi të rregjistrohen.
Beka tha se shpreson që sa më parë të gjitha lindjet të regjistrohen.
“Ka pasur një vendim nga ministri Sveçla për punën e regjistrimit te fëmijëve edhe pas muajit te parë, shpresojmë që të gjitha lindjet të regjistrohen sa më shpejt që është e mundur qe edhe qytetarët ti marrin shtesat e fëmijëve dhe te pajisen me dokumente”, tha Beka.
Ai tutje tregoi se vetëm dje janë bërë 164 regjistrime të reja të lindjeve.
“Fluksi tash është më i madh i qytetarëve qe kane filluar për tërheqjen e dokumenteve të cilat lëshohen nga zyra e qendre civile, gjithashtu edhe nga qendra për shërbim me qytetar. Vetëm dje 164 regjistrime të reja të lindjeve sepse ka qene problem se gjate grevës sindikata nuk ka pranuar qe zyrtaret qe bëjnë regjistrimin fëmijëve të kryejnë këtë shërbim edhe pse kanë qene prezent ne vendin e tyre te punës, por a kane bojkotuar nuk kane bere regjistrime”, tha Beka./21Media