Haradinaj: Jemi të shqetësuar me gjendjen e pashpresë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky subjekt është jashtëzakonisht i shqetësuar me gjendjen e pashpresë në Kosovë e cila sipas tij, kërkon zgjidhje urgjente.
Haradinaj bëri të ditur se sot zhvilloi një takimi me zyrtarë të AAK-së lidhur me zhvillimet në vend.
“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot. Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat”, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente.
“Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente. Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë”, përfundoi Haradinaj./21Media

Back to top button