Çfarë do të ndodhë me orët mësimore të humbura?

Nxënësit e institucioneve të arsimit në Kosovë nuk janë duke vijuar procesin mësimor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21, ka thënë se kontrata kolektive e nënshkruar me SBASHK-un dhe Ministrinë e Arsimit i garanton se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohet.

Nëse sa më parë ndërpritet greva, Nimani ka thënë se ka mundësi që pjesa e madhe e orëve të humbura të kompensohen.

Ai tutje ka thënë se tani duhet të bëjnë një riplanifikim të planit mësimor.

Nimani ka theksuar se nuk do të ketë kompensim të orëve të shtunave apo gjatë ditëve të festave. “Vetëm në kuadër të ditëve të punës, në kuadër të planprogramit që do të rishikohet”, ka thënë Nimani./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button