Prishtinë: Prindërit në protestë – kërkuan të fillojë më mësimi!

Prej më shumë se një muaji greva në sektorin publik ka paralaizuar posaԭërisëht funksionimin e arsimit në nivel fillor dhe atë të mesëm. Qindra mijëra nxënës janë jashtë bankave shkollore, në pritje të përfundimit të përplasjes ndërmjet Sindikatave dhe Qeverisë. Prindërit e nxënësve në mbarë Kosovën po e humbasin durimin me gjendjen e krijuar dhe kanë shfaqur shqetësimin se ky vit shkollor mund ta humbas.

Të shqetësuar për mos fillimin e vitit të ri shkollor me pothuajse një muaj me vonesë prindërit e nxënësve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë protestuan në oborrin e kësaj shkolle me kërkesën që të hapen shkollat dhe fëmijët e tyre të vijojnë mësimin.
Është java e katërt prej kur ka filluar greva dhe fëmijët janë jashtë bankave shkollore. Të vetëdijshëm për humbjen që po pësojnë nxënëësit me mos mbajtjen e mësimit shprehen në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, por këmbëngulin se mësimdhënësit po kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.
Hanife Salihu, nënkryetare e Këshillit Grevist në SBAShK shton: “Jemi të vetëdishëm që 1 muj nxënësit nuk e kanë viju mësimin dhe mësimdhënësit janë vet prinndër dhe ne jemi të shqetësuar ngase nuk është duke u vijuar mësimi dhe e dini që kemi pasur takime dhe nga aty nuk është rezultuar asgjë e re dhe anëtarësia po kërkon që të realizohen kërkesat e tyre…
Sipas njohësit të arsimit, Argjend Osmani zgjidhja e problemit me grevën dhe arritja e një marrëveshjeje për përfundimin e saj e fillimin e vitit të ri shkollor është në duart e të dyja palëve. Ai thotë se humbja e nxënësve me mos mbajtjen e mësimit për një muaj është shumë e madhe.

“Zgjidhja e problemit me grevën është në duart e të dyja palëve, por qeveria është ajo që duhet të reflektoj kemi pasur qëndrime të kundërta dhe është e vështirë me qëndrimet e qeverisë me ardhë te një kompromis te të dyjat palët…, ka shtuar  Argjend Osmani, njohës i arsimit.
Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, rikujtojnë se ofertat e bëra drejtuar Sindikatës për gjetjen e një zgjidhjeje nuk janë pranuar nga anëtarësia.
Deputetja e LDK-ës dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami i ka rekomanduar SBASHK-ut që të rishikojë kërkesat duke pranuar oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31 dhjetor. Kurse, më 1 janar të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.
“Ofertat nuk janë pranu nga anëtarësia ngase ata janë të vendosur në realizimin e kërkesave e tyre që është 100 euro deri në realizmin e ligjit të pagave…, shpreh mendimin Hanife Salihu, nënkryetare e Këshillit Grevist në SBAShK.
Që nga 25 gushti, punonjësit e sektorit publik, të cilëve u janë bashkuar edhe mësimdhënësit, janë në grevë të përgjithshme. Kërkesa kryesore e sindikalistëve është ndarja e nga 100 eurove në muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button