Çfarë duhet të keni kujdes kur ushtroni në temperatura të larta

2 min read

Ushtrimet në temperatura të larta gjatë muajve të verës mund të sjellin tendosje shtesë në trup, andaj është e rëndësishme të njihni kufijtë dhe të dëgjoni ato që trupi na tregon.

Aktiviteti fizik në temperatura të larta mund të jetë i rrezikshëm. Mund të çojë në rritje të niveleve të stresit dhe sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke përfshirë goditje të nxehtësisë dhe dehidrim.

Traineri Jamie Barnard ka zbuluar se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje.

Pini shumë lëngje- Hidratimi është i rëndësishëm pa marrë parasysh në çfarë kushtesh ushtroni, por është veçanërisht i rëndësishëm kur ushtroni në temperatura të larta. Kur temperaturat rriten ju djersiteni më shumë, kështu që konsumimi i ujit ndihmon në rimbushjen e lëngjeve të humbura nga djersitja e tepërt.

Mos e teproni- Është e rëndësishme të dini se ku janë kufijtë tuaj, si dhe të dëgjoni trupin tuaj. Nëse jeni relativisht i ri për të ushtruar ose po ktheheni pas një pauze, duhet ta rregulloni ushtrimin tuaj në një intensitet të moderuar.

Kontrolloni parashikimin e motit para se të shkoni- Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë parashikimit të motit dhe të shmangni ushtrimet në pjesën më të nxehtë të ditës. Koha ideale do të ishte herët në mëngjes ose në mbrëmje kur temperatura është më e durueshme dhe më pak e rrezikshme.

Mos harroni të vendosni krem kundër diellit- Para se të filloni stërvitjen, vendosni kremin kundër diellit, përpiquni ta bëni të paktën 30 minuta më herët në mënyrë që lëkura juaj të ketë kohë për të thithur kremin.

Vishni pajisjet e duhura- Zgjidhni veshje të ajrosura, të lehta dhe të gjera që lejojnë avullimin e djersës, në mënyrë që të qetësoheni me efikasitet. Gjithashtu, mos harroni për kapelën mbrojtëse nga dielli, shkruan Healthista.