Çfarë i konfirmoi ambasadori amerikan sot Haradinajt?

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M Hovenier.
Haradinaj ka thënë se ndjehet i lumtur që SHBA-të mbështesin Kosovën në procesin e dialogut, që do të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj tutje ka thënë se ky qëndrim sot u konfirmua edhe nga ambasadori Hovenier.
“Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button