Çfarë i ndodh lëkurës pasi largoni tattoo-të, për RTV21 tregon dermatologia

Për të gjithë ju që në një periudhë të caktuar të jetës keni vendosur të bëni një tatuazh dhe më pas jeni penduar, RTV21 iu sjellë disa njohuri të cilat duhet t’i dini para se të vendosni t’i largoni tattoo-të.
Heqja e tattoo-ve zakonisht bëhet me laser për disa seanca rresht.
Dermatologia, Merita Grajçevci-Kotori për rtv21.tv ka treguar se nganjëherë nevojiten më shumë se një seancë për të trajtuar madhësinë e grimcave të ngjyrës dhe për ta bërë më të lehtë shpërndarjen e tyre nga sistemi imunitar.
”Në varësi të dizajnit, madhësisë dhe ngjyrës së tatuazhit, mund të duhen 1-10 seanca lazer për të hequr tatuazhin. Disa ngjyra janë më të vështira për tu hequr se të tjerat dhe mund të mos jenë në gjendje të hiqen plotësisht. Gjitheashtu mvaret sa eshte i vjeter tatuazhi. Duhet të ketë një periudhë kohore prej gjashtë javësh midis çdo seance laser për të lejuar që plagët të shërohen dhe trupi të thithë sa më shumë bojë që të jetë e mundur”, ka thënë Merita Grajçevci-Kotori për rtv21.tv
Njerëzit fillimisht mund të jenë shumë entuziast për të krijuar një tattoo, mirëpo meqenëse ajo ka ngjyrë permanente atëherë i bien pishman dhe vendosin ta largojnë ose mund të mos iu pëlqej më.
Dermatologia për rtv21.tv ka treguar se a shkakton shumë dhimbje heqja e tattoo-ve.
”Heqja e tatuazhit me lazer është disi e dhimbshme. Mund të përdoren anestezion lokale për mpirjen e lëkurës nese tatuazhi eshte shume i madh. Por shumicën e kohës heqja e tatuazheve me lazer tolerohet shumë mirë”, ka thënë ajo.
Meqenëse lëkura ballafaqohet me probleme të tilla sigurisht që heqja e tattoo-ve ka edhe efektet e veta anësore duke përfshirë këtu skuqje, ënjtje, mavijosje, kruarje dhe ndjeshmëri.
”Duhet pak kohë që lëkura të shërohet pas heqjes së tatuazhit. Shumica e efekteve anësore janë të përkohshme. Në shumicën e rasteve, reagime zgjidhen brenda një jave. Por mund te ndodh qe te kete edhe efekte anesore me te gjata si hiperpigmentim ose hypopigmentim i lekures”, ka thënë dermatologia për rtv21.tv.
Prandaj para se të vendosni të bëni tattoo duhet të mendoheni dy herë, madje ka raste kur disa njerëz nuk i kanë larguar tattoo-të, por thjesht i kanë zëvendësuar me diçka tjetër./21Media


Back to top button