Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bini në dashuri?

 
Në përgjithësi, njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre përpiqen të krijojnë shoqëri dhe të bien në dashuri. Për shembull, në vitin 2020, 64% e grave në mbarë botën ishin të martuara ose bashkëjetonin, por sa prej tyre dinë se si ndikon dashuria tek ato?
Pasi të bini në dashuri me një person tjetër, gjithçka, nga gjendja shpirtërore deri te qëllimet tuaja të jetës, mund të ndryshojnë rrënjësisht. Dhe disa nga këto ndryshime do të mbeteshin pa u vërejtur nëse nuk do të ishte kureshtja e studiuesve.
Trupi juaj prodhon dopaminë duke shkaktuar eufori

Kur mendoni për të dashurin tuaj, trupi juaj prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë (dopamina). Ju mund të ndjeni të njëjtën nxitje kur bëni diçka që ju pëlqen, si të hani ushqim të shijshëm ose të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.
Ul presionin e gjakut
Statistikat thonë se pothuajse çdo i rritur në SHBA vuan nga presioni i lartë i gjakut, kështu që është një ngjarje e mirë nëse ata dashurohen. Marrëdhëniet ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Diçka aq e thjeshtë sa një bisedë e shpejtë përpara se të niseni për në punë ose të hani darkë së bashku, bën një ndryshim të madh. Por kini kujdes, kjo nuk do të mjaftojë për të zgjidhur plotësisht problemin tuaj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Toleranca juaj ndaj dhimbjes mund të rritet

Shkencëtarët thonë se po të shikojmë njeriun tonë të dashur, truri ynë shkakton një mekanizëm  që zvogëlon ndjenjën e dhimbjes. Megjithatë, thjesht shikimi i një fotoje të partnerit tonë, nuk do të ketë një efekt të fuqishëm sa anestezia.

Shëndeti juaj fizik ka gjasa të përmirësohet

Ka shumë mënyra se si shëndeti juaj fizik mund të reagojë pozitivisht ndaj gjetjes së shpirtit binjak, saqë studiuesit ende po na ndriçojnë me zbulime të reja, dhe disa nga këto gjëra tashmë janë vërtetuar. Ne tashmë e dimë se dashuria çon në një zemër më të shëndetshme, një sistem imunitar më të fortë, humbje peshe dhe një jetë edhe më të gjatë, shkruan BrightSide, përcjell rtv21.tv.

Mund të forcojë kockat tuaja

Një studim tregoi se burrat që janë në një marrëdhënie dashurore, kanë kocka të forta. Ky fakt i la shkencëtarët të pyesnin nëse është një reagim natyral, apo sepse burrat në një marrëdhënie kujdesen më mirë për shëndetin e tyre dhe kanë një dietë më të mirë.

Edhe pse arsyeja nuk dihet, fakti mbetet që partneri juaj mund të ketë kocka më të forta për shkak të jush. Dhe kush e di se sa efekte të tjera pozitive keni tek partneri juaj që shkencëtarët do t’i zbulojnë.

Mund të përjetoni probleme me stomakun

Fraza “fluturat në stomak” është e vërtetë deri në një farë mase. Edhe pse dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme, ndonjëherë ajo bën që nivelet tuaja të kortizolit të rriten. Kortizoli është një hormon që shpesh lidhet me stresin. Mund t’ju shqetësojë stomakun dhe t’ju bëjë të keni të përziera. Ndjenja është e ngjashme me atë që përjetojnë nuset në ditën e dasmës, kur nervozohen deri në atë pikë sa ndihen sëmurë.

Partneri mund t’ju shkaktojë dhimbje kronike

Të gjithë ndihen të demoralizuar në një pikë të jetës së tyre. Por kur kjo i ndodh partnerit tuaj, keni 19% më shumë mundësi më të lartë të përjetoni dhimbje kronike. Nuk është çudi që deri në 70% e të rriturve vuajnë nga dhimbjet e mesit.
Dashuria e pashpërblyer mund t’ju bëjë të sëmureni

Nëse një marrëdhënie nuk shkon siç është planifikuar, ka të ngjarë të vuani nga netët pa gjumë, stresi i trupit dhe mungesa e lëndëve ushqyese, të cilat mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe t’ju vënë në rrezik të sëmureni. Pra, nuk është vetëm keqardhja që përjetoni kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, por edhe trupi juaj do të vuajë fizikisht./21Media

Back to top button