Çfarë ju bën më shumë për të qarë, sipas shenjës tuaj të horoskopit

Dashi

Nuk qan lehtë, por s’e shmang dot kur i vjen si zhgënjim nga dashuria. Përpiqet të tregojë krenari dhe të mos i tregojë plagët, por sapo gjendet vetëm, shpërthen në lot.

Demi

Edhe Demi qan kur nuk e shikojnë. Qan kur i vjen papritur një ndryshim në jetën e tij. Qan kur nuk mund ta evitojë dhe as kontrollojë.

Binjakët

Qan kur ndihet i braktisur, vetëm. Është i shoqërueshëm dhe i komunikueshëm, por pikëllohet kur gjendet vetëm dhe kaplohet nga melankolia.

Gaforrja

Është më emocionali i zodiakut. Është në kërkim të gjetjes së mënyrës për t`i dhënë vetes forcë. Qan edhe për një kritikë ose koment negativ.

Luani

Një ndarje, një lamtumirë, një grindje degjeneruese e bën të qajë edhe mbretin e pyllit.

Virgjëresha

Qan kur ndihet e paaftë. Kur gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së saj dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

Peshorja

Qan kur ndihet e keqkuptuar. Kur ndjehet e viktimizuar nga një padrejtësi ose gjykim i pamerituar. Përpiqet t`i kontrollojë lotët dhe trishtimin, por jo gjithmonë e arrin me sukses.

Akrepi

Akrepi zakonisht qan nga zemërimi, ose nga kujtimet e të kaluarës.

Shigjetari

Qan kur ndihet i nevrikosur dhe kur nuk arrin dot qëllimet e tij. Qan edhe kur ndihet i mbingarkuar.

Bricjapi

Qan kur nuk menaxhon dot presionin dhe ngarkesën.

Ujori

Qan kur i thyhet besimi.

Peshqit

Qajnë shpesh, por ajo që i dhemb më shumë është tradhtia, mosbesimi dhe debati me njerëzit që duan.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button