Çfarë ka ndodhur që kur talebanët morën pushtetin?

2 min read

(Reuters)

Talebanët e përshpejtuan fushatën e pushtimit të Afganistanit në gusht 2021, duke kulmuar me rënien e Kabulit më 15 gusht. Por çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë?

Në muajin shtator, talibanët shpallën një qeveri të re të përkohshme, e gjitha me burra. Po ashtu dhjetra gra në qytete, përfshirë Heratin dhe Kabulin, protestuan kundër politikave të talebanëve ndaj grave.

Në muajin tetor janë vrarë dhjetra persona dhe janë plagosur dhjetra të tjerë, pasi një xhami shiite në qytetin e Kandaharit është goditur gjatë lutjeve të së premtes. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, përcjell rtv21.tv

Talibanët në muajin dhjetor ndaluan udhëtimet rrugore në distanca të gjata për gratë që udhëtojnë vetëm.

Më pas në muaji janar të 2022, anëtarët e talebanëve takuan zyrtarët perëndimorë në Norvegji për bisedimet e para në Evropë që kur grupi mori kontrollin. Qëllimi është të diskutohen të drejtat e njeriut dhe kriza humanitare në vend, ku 95% e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, sipas OKB-së.

Në mars të këtij viti, në një kthesë të minutës së fundit, vajzave të shkollave të mesme u ndalohet të ndjekin mësimin, vetëm disa orë pas rihapjes së shkollave

Gratë dhe vajzat në maj u urdhëruan të mbajnë hixhabin dhe të mbulojnë fytyrat e tyre kur janë në publik për herë të parë në dekada. Prezantueset femra janë ndër ato që janë në shënjestër të masës, duke shkaktuar protesta nga disa prezantuese femra, të cilat refuzojnë të mbulojnë fytyrat e tyre.

Mbi 1 mijë njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 1 mijë e 500 të tjerë të lënduar, nga një termet në muajin qershor, që raportohet të jetë tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin në dy dekada. Është një sfidë e madhe për talebanët, raporton BBC

Shefi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit, është vrarë këtë muaj në një sulm me dron amerikan në Kabul./21Media