Çfarë ka ndodhur të premten në Ukrainë?

Forcat ajrore ruse kanë sulmuar një depo armësh në rajonin e Kharkiv në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se një batalion i tërë rus është zhdukur gjatë një përpjekjeje për të vendosur një urë mbi lumin Siversky Donets në rajonin lindor të Donbasit.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë, derisa vendi përgatitet për një “fazë të re, të gjatë të luftës”.
Një ushtarak rus i akuzuar për vrasjen e një civili të paarmatosur ukrainas është paraqitur në gjykatë në Kiev.
Ukraina ka deklaruar se 1.2 milionë njerëz – përfshirë 200,000 fëmijë – janë dëbuar nga vendi i tyre kundër vullnetit të tyre që nga fillimi i luftimeve – por BBC raporton se nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë.
Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe ShBA-së kanë folur për herë të parë – që kur Rusia ka filluar luftën në Ukrainë – me palën amerikane që ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë kanë folur me presidentin amerikan, Joe Biden për planet e tyre për t’u bashkuar me
NATO-n, por presidenti i Turqisë Erdogan ka thënë se ishte kundër anëtarësimit të tyre.
Rajoni separatist i Osetisë Jugore në Gjeorgji ka njoftuar për planet për një referendum për bashkimin me Rusinë
Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë do të pezullohen nga e shtuna./21Media

Back to top button