Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i konfliktit në shkurt.
“Ne vazhdojmë të rivendosim territoret e de-okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë de-okupuar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit”, tha ai në fjalimin e tij të natës.
Është e paqartë saktësisht se sa territor përbëjnë këto vendbanime. Zelensky përshkroi përfitime të tjera nga ushtria e Ukrainës në ato zona, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Ai gjithashtu deklaroi se “çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit” dëshmon se Ukraina “nuk do t’i lërë askënd armikut”./21Media

Back to top button