Çfarë moti do të kemi në muajin shkurt, tregon meteorologu

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë fjollë të dobët të borës, por jo reshje të intensitetit mesatar apo të lartë. Kështu tha sot për RTV21 meteorologu nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili shtoi se reshjet do të fillojnë më javën e parë të muajit shkurt.
“Nuk do të thotë që s’do të kemi edhe këto ditë, por këto do të jenë vetëm reshje të dobëta”, tha ai.
Sipas Aliut, temperaturat nuk do të jenë shumë të ulta.

Metorologu në “Për Ditë të Mbarë” deklaroi se në fillim të shkurtit përveç reshjeve, nuk pritet të ketë temperatura shumë të ulta, siç ishin -16.7 në Kamenicë, shkruan rtv21.tv

Aliu foli edhe rreth gjendjes së cilësisë së ajrit në vendin tonë./21Media

Back to top button