Kaloni te përmbajtja kryesore

Çfarë moti do të kemi sot?

 

 

 

Sot, pas një mjegulle të shkurtër në mëngjes në lugina dhe pranë lumenjve, gjatë ditës do të jetë kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë, kurse në veri do të jetë me vranësira mesatare.

Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, nga jugu dhe jugperëndimi. Temperatura më e ulët do të jetë nga pesë në 13, kurse ajo më e larta e ditës nga 22 në 28 gradë.

Kushtet meteorologjike nuk do të ndikojnë te njerëzit e sëmurë kronikë, me përjashtim të pacientëve me probleme kardiovaskulare të cilët këshillohen të bëjnë kujdes. Reaksionet e mundshme meteoropatike janë dobësia dhe dhimbja e kokës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button