Italia fiton Eurovisionin, Gjon Muharremaj renditet i treti

 

Ka përfunduar nata finale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021” që u mbajt në Rotterdam të Holandës.

Italia ka fituar Eurovisionin 2021. Ky shtet u përfaqësua nga Maneskin me këngën “Zitti E Buoni”.

Në vendin e dytë është renditur Franca që u përfaqësua nga këngëtarja Barbara Pravi  me këngë “Voilà”.

Vendi i tretë i takon Zvicrës që u përfaqësua nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Ndërsa, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rëndit e 21-ta.

Pas votave të jurive profesioniste nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, fitues i të cilave doli Gjon’s Tears, votat e publikut rrëzuan të gjithë rezultatin në favor të Italisë.

Në finalen e madhe të Eurovision-it konkurruan 26 këngë./21Media

Back to top button