Çfarë moti do të mbajë këtë javë?

Nesër mbi Kosovë në mëngjes do të jetë mot i ftohtë, në disa vende me ngrica të vogla tokësore, në luginat me mjegull afatshkurtër. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë natës në veri me vranësira me reshje të dobëta shiu
Era e dobët dhe mesatare, jugore dhe jugperëndimore. Temperatura më e ulët nga 3 deri në 7,kurse më e larta e ditës 17 gradë.
Të premten paradite dhe para mesditës në veri, deri në fund të ditës edhe në pjesët tjera do të ketë vranësira me reshje shiu dhe ftohje e motit.
Mot i vranët dhe më i ftohtë pritet të mbajë të shtunën, kryesisht me reshje shiu vende- vende.
Të dielën në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i vranët, vende-vende në jug dhe lindje me reshje shiu, në male borë, ndërkaq në veri të vendit pritën kthjellime.
Moti i freskët dhe kryesisht i thatë pritet të mbajë edhe nga e hëna./21Media

Back to top button