OBSH: Pandemia do të zvarritet deri më 2022!
Pandemia Covid “do të vazhdojë për një vit më shumë seç duhet” sepse vendet më të varfra nuk po i marrin vaksinat që u nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Dr Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, tha se kjo do të thotë se kriza me Covid “mund të zvarritet lehtë deri në fund të vitit 2022”.
Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë.Ajo ka premtuar një total prej 100 milionë sosh.
Dr Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga vendet e tyre në radhë për vaksina në mënyrë që kompanitë farmaceutike të kenë përparësi per vendet me të ardhura më të ulëta.
Dr Aylward tha se vendet e pasura kishin nevojë të “regjistronin” ku ishin me angazhimet e tyre të donacionit të marra në samite të tilla si takimi i G7 në St Ives këtë verë.
“Mund t’iu them se nuk jemi në rrugën e duhur,” tha Dr Aylward .”Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë se sa duhet.”
Vaksina e Popullit – një aleancë bamirësie – ka nxjerrë shifra të reja që sugjerojnë se vetëm një në shtatë doza të premtuara nga kompanitë farmaceutike dhe vendet e pasura po arrijnë në destinacionet e tyre në vendet më të varfra.
Shumica dërmuese e vaksinave Covid iu eshte dhënë vendeve me të ardhura të larta ose atyre me te ardhura të mesme. Afrika përbën vetëm 2.6% të dozave të administruara globalisht…
Grupi i bamirësisë, i cili përfshin Oxfam dhe UNAids, kritikoi gjithashtu Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar për blerjen e vaksinave për popullatat e tyre përmes Covax, programi global i mbështetur nga OKB për shpërndarjen e drejtë të vaksinave.
Shifrat zyrtare tregojnë se në fillim të këtij viti Britania e Madhe mori 539.370 doza Pfizer ndërsa Kanadaja mori pak më pak se një milion doza AstraZeneca.
Këshilltari Global i Shëndetit i Oxfam, Rohit Malpani, pranoi se Kanadaja dhe Britania e Madhe kishin të drejtë teknikisht të merrnin vaksina nëpërmjet kësaj rruge pasi kishin paguar në mekanizmin Covax, por ai tha se kjo ishte ende “moralisht e pambrojtur” duke pasur parasysh se të dyja kishin marrë miliona doza përmes marrëveshjeve te tyre bilaterale.
Covax fillimisht synonte të jepte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më tani ai ka arritur të dërgojë 371 milion doza,raporton BBC./E.D-21Media