Ngjarjet e datës 25 tetor

10:00
Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial/Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
GLPS mban tryezë Diskutimit me temë: “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë Protestë para ndërtesës së Qeverisë, kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Qeveria e Kosovës)
12:45
Bëhet hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”. (Kino “Armata”, Prishtinë)
19:00
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, Prishtinë)
Back to top button