Planet e kandidatëve të Suharekës për papunësinë
Papunësia është njëra ndër problemet kyçe për banorët e Suharekës.
Bali Muharremaj kandidati i AAK-se për kryetar të Suharekës ka thënë se në programin e tijj qeverisëse i ka paraparë 1 mijë e 500 vende te reja te punës.
Muharremaj ka thënë se këto punësime do bëhen përmes ndërtimit të dy zonave ekonomike.
Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me qeverisjen e tyre do i ofrohet mbështetje e madhe ekonomike ndërmarrësve me prioritet gratë ndërmarrëse. Zyba ka shtuar se zonave ekonomike do i ofrohet edhe shërbim publik.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Suharekës Murtez Zekolli ka thënë se do të subvencionojnë të gjitha veprimtaritë bujqësore.
Tutje, ai ka premtuar premtoi se do të investojë për hapjen e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, duke funksionalizuar Agrozonën në fshatin Samadraxhë dhe krijimin e dy zonave të reja industriale.
Në garën për të parin e Suharekës në këto zgjedhje nga Lidhja Demokratike është Ardian Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës Murtez Zekolli, nga Lëvizja Vetëvendosje Sali Zyba, kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.
Zgjedhjet Komunale në Kosovë mbahen më 17 tetor./21Media