Çfarë po feston Gjyste Vulaj sot?
Gjyste Vulaj sot feston ditëlindjen e 44-të të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes Instagramit, krahas urimeve që ka marrë nga miqtë dhe familjarët e saj, shkruan rtv21.tv
Ndryshe, përveç këndimit, Gjystja shkruan edhe tekste për këngë, merret me dizajn grafik dhe me rregullimin e montazhit të videoklipeve. Prej shumë vitesh është e martuar me Sokol Vulajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Rozanën dhe Besartin.
Ndërkaq, projekti i fundit i Gjyste Vulajt është ”Askush si na”, të cilin e ka publikuar më 24 janar të 2019-tës./21Media