“Çfarë po fsheh MSH për laboratorët e licencuar për kryerjen e testeve serologjike”

 

Dy javë më parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve që t’iu ofrohen dosjet dhe të dhënat rreth themelueseve të laboratorëve privatë të licencuar për kryerjen e testimeve SARS CoV 2.

Në të cilat të dhëna atyre ende nuk iu është dhënë qasja.

Për çka Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate për media sot, kanë pyetur se, “Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar?”./21Media

Back to top button