“Çfarë pyetje palidhje”, Rita i kthehet fansit që i propozoi martesë në Tiranë

Rita Ora bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncert triumfues falas në Shqipëri të martën. Pas koncertit, Ritës i ndodhi diçka e papritur.
Një fans shqiptar i ka propozuar martesë, dhe në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur ylli i muzikës pranon pyetjen“Rita a do martohesh me mua?”.
31 vjeçarja ka pasur një përgjigje epike, ani pse qeshi me pyetjen.
“Çfarë pyetje palidhje hahah”, tha Rita.
Këtë video të Ritës mund ta shihni këtu.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Rita u nderua me urdhrin “Naim Frashëri’ nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Krijuesja e hitit “Body On Me” ka lidhje madhe me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj./21Media

Back to top button