Çfarë do të ndodh me “Shkupi 2014”

Sindikata e Pavarur  e Punëtorëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit “GRITG” përkrahin revizionin e projektit

Ministri i ri i kulturës Robert Allagjovski ka paralajmëruar se njëra prej prioriteteve të tij do të jetë ndalimi i punimeve të projektit “Shkupi 2014”. E për këtë e përkrahin edhe Sindikata e Pavarur  e Punëtorëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit “GRITG”.

Atanas Trajkovski inzhinjer i ndërtimit thotë se nuk duhet që përmendoret të rrënohen pasi që veç më janë ndërtuar.

“Shohim se është nga stiropori dhe prej materialit që është jokualitativ. Në dhjetë vitet e fundit po ndërtohet vetëm kiç. Jemi munduar që të ndalohet kjo, por është vështirë”, tha Atanas Trajkovski, inxhinier i ndërtimit.

Qeveria e re ka paralajmëruar se do ti bëjë revizion të gjitha marrëveshjeve ndërtimore të cilat janë bërë për të gjitha objektet sa kanë kushtuar dhe sa nevojitet për mirëmbajtjen e tyre.

Edhe inxhinierët e sindikatës së pavarur thonë se janë të gatshëm për të ndihmuar që të gjithëa marrëveshjet dhe punët e paligjshme të dalin në shesh.

“Do të kenë mbështetje të pa rezervë që të bëjnë revizion. Duhet të bëhet kontroll i atyre marrëveshjeve që janë bërë mes firmave ndërtimore”, shtoi Atanas Trajkovski, inxhinier i ndërtimit.

Kryeministri Zoran Zaev disa herë është deklaruar se nuk do të bëjnë harxhime shtesë nga buxheti për ndryshimin e fasadave apo të rrënojë objekte nga projekti “Shkupi 2014”. Ai shton se e vetmja gjë që mund të bëhet është dislokimi i përmendoreve nëpër qytete të ndryshme.

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski pas ardhjes në këtë detyrë ka angazhuar komisionin i cili ka përgatitur dy revizione për projektin “Shkupi 2014”. Sipas raporteve të revizioneve, ka parregullsi gjatë procedurave për vendosjen e përmendoreve. Ndërsa, sipas të dhënave të rrjetit hulumtues “BIRN”, “Shkupi 2014” i ka  kushtuar Maqedonisë mbi 640 milionë euro, edhe pse në fillim ishte paraparë që do të kushtojë vetëm 80 milionë euro.

Back to top button