Për reforma më efikase, ndryshim urgjent i ligjeve

Heqje e ligjit për lustrim dhe ulje e dënimeve

Reformat të cilat duhet ti realizojë qeveria e re duhet të ndahen në reforma urgjente të cilat nuk kërkojnë diskutime për ndryshime të mëdha buxhetore, dhe reforma të ndërlikuara që kanë të bëjnë me shoqërinë demokratike të Maqedonisë, mendon profesori universitar Lubomir Frçkoski. Për grupin e parë të reformave për të cilat Frçkoski mendon se janë urgjente, është ndryshimi i ligjit për personat me nevoja të posaçme dhe zgjidhja e problemit me punëtorët e falimentuar. Ai shton se nevojitet të sjellët edhe ligj i cili do ta anulojë ligjin për lustrim, me të cilin qytetarët e dëmtuar nga ky vendim ligjor aktual do të kenë mundësi ta padisin shtetin thotë profesori Frçkoski. Në këtë grup të reformave urgjente profesori i vendos edhe ndryshimin e prokurorëve, ligjeve për PPS dhe siç thotë, spastrim sa më të shpejtë të strukturave të MPB-së të cilat janë të lidhura me botën kriminale në vend.

“Lenta e dytë e reformave ka të bëjë me raportin e PRIBE-së dhe përrallën tonë demokratike. Këtu kemi edhe ligjin për arsimin e lartë, ligjin për rizgjedhje në gjyqësi, pastaj ndryshime në ligjin për abortim, si dhe kthimin e formave liberale. Nevojitet depenalizim i përgjithshëm që do të thotë ulje të dënimeve, të të gjitha dënimeve, ka dënime tepër të mëdha për të cilat ju nuk jeni në dijeni. Heqje të rrjetit të disa universiteteve partiake që u hapën për të thithur të holla, dhe e shkatërrojnë cilësinë e arsimit normal shtetëror, si dhe çlirimin e mediave”, tha Lubomir Frçkovski, profesor universitar.

Nga VMRO-DPMNE mendojnë se qeveria e re e udhëhequr nga lidhja socialdemokrate nuk do të zgjasë shumë. Nga partia opozitare thonë se programi i qeverisë nuk është reformues por është plot me masa populiste.

“Qeveria anti-reformuese e LSDM-së në vend që të përqendrohet në rritjen e pagave, pensioneve dhe ngritjes së ekonomisë, mandatin e filloi me heqjen e projekteve dhe me paralajmërim se do të bllokojë gjithçka që veç më është ne proces. Propozimi për blerje të makinerive bujqësore do të ulet nga 50% në 30%. Masat e këtilla nuk shpijnë drejt një jete më të mirë siç ata premtuan, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së”, nga VMRO-DPMNE.

Nëpërmes një kumtese reaguan edhe nga partia e LSDM-së. Do të merren parasysh të gjitha vërejtjet e PRIBE-së dhe të Komisionit Evropian thonë nga partia duke shtuar se reforma më e madhe e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ishte që në kohë kur në vend mbizotëronte varfëria, VMRO-DPMNE-ja u bë partia më e pasur në EVROPË, thuhet në kumtesën.

“Do të ketë reforma të cilat do të sigurojnë paga më të larta dhe vende të reja pune, përmes mbështetjes më të madhe të ndërmarrjeve vendore. Do të ketë subvencione të rregullta dhe më të larta, prej 160 milion eurove. Do të ketë reforma në gjyqësor nëpërmjet rizgjedhjes sipas praktikave më të mira evropiane. Do të ketë institucione dhe media profesionale dhe të pavarura”, nga LSDM.

Pas zgjedhjes së qeverisë se re me 25 ministra, tani pritet që ajo të në Kuvend ta dorëzojë listën e zv.ministrave. Sipas ndryshimeve të fundit të ligjit për qeveri, zëvendësit kanë autorizime të njëjta si ministrat dhe kanë të drejtë që të marrin vendime në raste kur në seancat e Qeverisë do të mungojë ministri. Tani për tani nuk dihen emrat e zëvendës ministrave./21Media

Back to top button