Rama jep afat prej 40 ditësh për përfundimin e rrugës “Muharrem Fejza”

 
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë afat prej 40 ditësh se do të përfundojë së rregulluari rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë,
“Kemi ardhur te pajtimi, negociata dhe për të zhvendosur kabinat që do të na lejojnë përfundimin e rrugës “Muharrem Fejza”, krejt rruga që tash është në zhavorr. Kemi marrë masa menjëherë për të shtruar me zhavorr sepse gjatë dimrit s’mund të kryesh punë tjera. Tash që jemi në pranverë, kemi temperatura plus kemi një tempo të zhvillimit të përfundimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’. 40 ditë totali. Edhe 39 ditë prej sot për ta përfunduar gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ e më pastaj vazhdojmë me analizë për kanalizime që do t’i incizojmë se çka është instaluar, e t’i testojmë edhe sa funksionojnë. Të gjitha procese që me drejtorin e Infrastrukturës i kemi biseduar dhe do t’i bëjmë”, ka thënë Rama nga vendi i punimeve./21Media

Back to top button