Çfarë u diskutua në takimin e Haradinajt me ambasadoren e Izraelit?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv.
Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mea dy vendeve.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri.
“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka përfunduar Haradinaj./21Media

Back to top button