Çfarë u diskutua në takimin e Haxhiut me Johnson dhe Hovenier?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim një delegacion të prirë nga zv. ndihmës sekretarja Lisa Johnson dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Kosovë.
Sundimi ligjit, lufta anti-korrupsion, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë dhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga zv.ndihmës sekretarja Johnson.
Në kuadër të agjendës së SHBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Kosovën, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tej për t’i kontribuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë./21Media

Back to top button