Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me Espot?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Sipas Osmanit, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.
Më tej, ajo e ka njoftuar kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj ka kërkuar mbështetjen e Andorrës.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?