Chelsea dhe Shakhtar arrijnë marrëveshje për Mudryk

Chelsea e ka fituar garën duke e mposhtur Arsenalin për nënshkrimin e yllit ukrainas, Mykhalo Mudryk.
Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetsk për Mudryk.
Tarifa e transferimit kap shifrën e 100 milionë eurove, shumë kjo me të cilën Chelsea e bindi Shakhtarin për shitjen e Mudryk.
Chelsea tani po bën çmos për të arritur marrëveshje personale me Mudryk, pasi që prioriteti i yllit ukrainas ka qenë gjithmonë skuadra e Arsenalit.

Back to top button