Ragmi Mustafi: Lugina e Preshevës nga mbrëmë është në kolaps politik

Mbrëmë ishte afati i fundit kur subjektet politike në Luginë të Preshevës që kishin siguruar mandatet e tyre në zgjedhjet e 13 nëntorit të vitit 2021, të arrijnë marrëveshje për të zgjedhur organet udhëheqëse të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Por edhe pse partitë shqiptare në Luginë zhvilluan disa takime, një gjë e tillë dështoi. E për Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherit ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar po bën fajtor dy partitë shqiptare PD e LPD që sipas tij nuk dëgjuan as këshillat e Qeverisë së Kosovës që të tejkalohet ngërçi politik
Mustafi shkruan tutje në Facebook se pasojat e këtij kollapsi politik në të cilin ka hyrë Lugina e Preshevës mbrëmë, do t’i vërejnë në periudhën e ardhshme.
“Me çka, institucioni i vetëm që tubon shqiptarët, u dorëzua në mëshirën e Ministrisë së Pakicave, konkretisht të Qeverisë së Serbisë”, ka shkruar ndër tjera Mustafi në Facebook./21Media

Back to top button