Chelsea duke e kryesuar garën për yllin francez

Skuadra angleze, Chelsea, është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, kështu duke e lënë pas në garë Barcelonën.
Kounde është lojtar i rregullt në formacionin bazë për skuadrën spanjolle Sevilla, dhe së fundmi ka filluar të depërtojë edhe në kombëtaren franceze.
Me afrimin e Kupës së Botës, Kounde mund të jetë duke e konsideruar opsionin për t’u bashkuar me një klub të Ligës së Kampionëve, ndërsa interesimi për 23-vjeçari nuk mungon.
Dy klube që kanë treguar interes janë Chelsea dhe Barcelona, dhe gazeta spanjolle “AS” tani ka raportuar se Chelsea ka dalë si kryesues i garës.
Për shkak të problemeve financiare në Barcelonë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të tërheqin lojtarë elitar.
Chelsea ka nevojë për përforcime në mbrojtje, me Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger që janë larguar nga klubi.
Skuadra e Thomas Tuchel mund të jetë destinacioni ideal për Kounde për të përmbushur potencialin e tij, pasi francezi mund të mësojë nga disa nga lojtarët me përvojë të Chelseat.

Back to top button